Kritikohet oferta e Johnson per shpërndarjen e vaksinave: Është qesharake…

Një grup global ka kritikuar ofertën e Mbretërisë së Bashkuar sepse sipas tyre kjo gjë është qesharake dhe shifra e vaksinave është shumë e ulët pasi bota ka nevojë për 1 miliardë doza dhe 5 milion doza që do të dhurojë mbretëria e bashkuar deri në shtator nuk janë aspak të mjaftueshme.

Marie Rumsby, drejtoresha e grupit në Mbretërinë e Bashkuar bëri një njoftim ku shkruajti:

Ne jemi të zhgënjyer nga njoftimi i sotëm me Mbretërinë e Bashkuar që planifikon të ndajë pesë milion doza deri në Shtator, kur bota urgjentisht ka nevojë për 1 miliardë doza deri në këtë datë. Si përfaqësues i G7, dhe një vend ku shkalla e vaksinimit e të cilit është një nga më të lartat në botë, Kryeministri Boris Johnson duhet të dhurojë më shumë doza vaksinash tani, jo vitin e ardhshëm, për të siguruar qasje të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.