Krime kundër njerëzimit, 5 gra nga Kongo hedhin në gjyq Belgjikën

Pesë gra kanë hedhur në gjyq shtetin belg për krime kundër njerëzimit. Të lindura në Kongo nga nëna kongoleze dhe baballarë belgë, gjatë periudhës koloniale, ato më pas u rrëmbyen dhe u dërguan me forcë ne Europë. Atje u braktisën në institucione fetare apo në familje adoptuese.  Objektivi i tyre është që Brukseli të pranojë përgjegjësinë në vuajtjen e shkaktuar tek mijëra fëmijë me origjinë të dyfishtë.

Një prej tyre tregon se problemi kryesor ishte se ato konsideroheshin si fëmijë të shtetit. Një nënë nuk e kishte këtë të drejtë, por ishte shteti ai që mund të bënte c’të donte. Gratë aktualisht janë 70 vjeç, dhe tregojnë se janë dorëzuar në disa misione katolike ku u trajtuan si rezultat i një mëkati. Ish kryeministri belg Sharls Mishel,tashmë president i Këshillit Europian, kërkoi falje në emër të qeverisë federale belge, për vuajtjen e tyre.

Por kjo nuk mjafton, pasi këta fëmijë u braktisën kur belgët u arratisën nga luftimet që pasuan deklaratën për pavarësi të Kongos. Policia e cila duhej t’i mbronte, abuzonte seksualisht në mënyrë të vazhdueshme. Pesë gratë duan të tregojnë se plagët e tyre nuk janë mbyllur asnjëherë. Nuk duan para por duan që shteti të pranojë dëmin që i ka shkaktuar mijëra fëmijëve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.