Turqi/ Krim i rëndë racist, vritet familja kurde me 7 anëtarë

Shtatë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje kurde, u vranë dje (30 korrik), në një sulm të armatosur në shtëpinë e tyre në Turqi, një krim që aktivistët e të drejtave të njeriut e quajnë racist.

Shtatë anëtarët e familjes Denteoglu u vranë nga persona të armatosur, të cilët më pas u përpoqën të digjnin shtëpinë e tyre, njoftuan mediat turke.

Anëtarët e kësaj familjeje u plagosën rëndë në një sulm tjetër në maj, i cili u krye nga fqinjët e tyre. Këta të fundit kërcënuan se “nuk do t’i linin kurdët të jetojnë atje”.

Ankesa u bë në mes të korrikut në faqen e lajmeve “Gazete Duvar” nga një anëtar i familjes, i cili dje u vra.

Sipas avokatit të viktimave, Abdurrahman Karabulut, lirimi i autorëve të sulmit të parë u dha atyre një ndjenjë mosndëshkimi.

“Është një sulm racist (…) Drejtësia dhe autoritetet kanë përgjegjësinë e tyre për atë që ndodhi”, tha Karabulut për “Arti” TV.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.