Koreja e Veriut dyshohet se ka testuar dy raketa

Seuli, ka theksuar se testimi i raketave të Koresë së Veriut nuk ka të ndalur. Këtë të martë mësohet se dy raketa të tjera janë lëshuar nga Koreja e Veriut, duke shënuar testimin e pestë të raketave këtë vit.

Herën e fundit kur Koreja e Veriut ka testuar kaq shumë raketa brenda një muaji ka qenë më 2019, vit kur kanë dështuar negociatat në mes të liderit Kim Jong Un dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ndërkohë këtë vit Phenjani ka testuar një mori raketash, duke përfshirë ato hipersonike, pasi Kim ka përsëritur përkushtimin për modernizim të ushtrisë, në një fjalim të mbajtur në muajin dhjetor.

Në lidhje me këto testime, Uashingtoni është përgjigjur me sanksione të reja.

Koreja Veriore dyshohet se ka testuar dy raketa lundruese”, ka thënë shefi i stafit të Koresë së Jugut pa dhënë hollësi tjera.

Raketat lundruese nuk ndalohen me sanksionet aktuale të Kombeve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut dhe Seuli nuk raporton për to në kohë reale, sikurse për testimet e raketave balistike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.