Kore e Veriut/ Viktima e parë nga Omicron dhe 18 mijë raste të reja

Koreja e Veriut ka konfirmuar viktimën e parë nga Covid-19.

Sipas njoftimeve të agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, viktima ishte infektuar me variantin Omicron.

Mediat shtetërore flasin për 350 mijë persona të infektuar, por Pheniani konfirmoi vetëm 18 mijë raste.

Të mërkurën, vendi zbuloi infeksionin e tij të parë me variantin Omicron dhe për këtë arsye, Presidenti Kim Jong-un urdhëroi një bllokim mbarëkombëtar.

Autoritetet e Koresë së Veriut shpallën të enjten një “emergjencë serioze kombëtare” dhe njoftuan nisjen e një “sistemi të jashtëzakonshëm kontrolli” për pandeminë që synon “eliminimin” e virusit.

Sipas portalit informativ “NK News”, disa zona të kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, janë bllokuar prej të paktën dy ditësh, dhe në qytet kanë ndodhur episode paniku, me blerje masive të ushqimeve dhe nevojave elementare.

Kim Jong-un, nga ana e tij, premtoi tejkalimin e “krizës së papritur” dhe dha urdhër për të forcuar më tej mbikëqyrjen në kufijtë tokësorë, detarë dhe ajrorë të vendit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.