Kontrollet në shtëpinë e Donald Trump, Pence kërkon llogari

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së, Merrick Garland, t’i japë llogari amerikanëve se përse u krye kontrolli në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.

Pence, i cili është distancuar nga Trump mes spekulimeve se ai mund të kandidojë për zgjedhjet e vitit 2024, është shprehur se ai ndan “shqetësimin e thellë” për kontrollin e paprecendentë në pronën e Trump.

“Asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara në histori, nuk i është nënshtruar ndonjëherë një bastisjeje të tillë në rezidencën personale”, shkroi ai.

Për më tepër, Pence tha se kontrollet “minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë”.

“Prokurori i Përgjithshëm [Merrick] Garland duhet të llogari para popullit amerikan se pse u ndërmor ky veprim dhe ai duhet ta bëjë këtë menjëherë”, shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.