Kongresi urdhëron Trumpin: Dorëzo dokumentet për kthimin e taksave

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara e ka urdhëruar Shërbimin për të Ardhura të Brendshme që t’i dorëzojë Kongresit dokumentet e kthimit të taksave për ish-Presidentin Donald Trump.

Ky vendim duket se i dha fund një lufte të gjatë ligjore rreth dorëzimit të këtyre dokumenteve dhe konsiderohet si goditje e rëndë ligjore për ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë, – shkruan BBC.

Ndonëse nuk kërkohet me ligj, secili President amerikan, nga viti 1976, përpos Trumpit, i ka publikuar dokumentet rreth kthimit të taksave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.