Konflikti në Etiopi, qindra persona protestojnë në Izrael për shpëtimin e hebrenjve

Qindra njerëz organizuan një protestë në Jerusalem të dielën për të kërkuar nga qeveria izraelite të shpëtojë hebrenjtë etiopianë nga vendi i goditur nga konflikti.

“Aliyah (imigrim) tani!” dhe “Shpëtoni ata!”, brohoritën demonstruesit jashtë zyrës së kryeministrit Naftali Bennett, duke mbajtur në duar  fotografi të anëtarëve të familjeve të tyre që ndodhen në Etiopi.

Një vit nga luftimet në Etiopi midis rebelëve Tigray dhe forcave qeveritare kanë lënë qindra mijëra persona në kushte të vështira, të ngjashme me urinë.

Midis demonstruesve ishte Ministrja e Integrimit me origjinë etiopiane, Pnina Tamano-Shata, një anëtare e qeverisë së koalicionit të Bennett.

“Betohem të mos e braktis këtë betejë për të sjellë familjet tona në Izrael”, tha ministrja e Integrimit të Izraelit.

Sipas media vendase, raportohet se Ministritë e Brendshme dhe të Imigracionit kanë rënë dakord të ndihmojnë në ribashkimin e 5,000 etiopianëve me anëtarët e familjeve që jetojnë në Izrael.

Por zyrtarët e ministrisë, të kontaktuar nga AFP, thanë se një vendim i tillë nuk ishte marrë.

Komuniteti hebre etiopian i Izraelit, i njohur si Falashas, numëron më shumë se 140,000 anëtarë. Ata shpesh ankohen për diskriminim dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria.

Në fund të vitit 2020, qeveria izraelite autorizoi 2000 Falasha me familje në shtetin hebre për të emigruar.

Falashët këmbëngulin për Aliyah, ose “të drejtën e tyre të kthimit”, një ligj izraelit që lejon hebrenjtë nga kudo në botë të rivendosen dhe të marrin nënshtetësinë në mënyrë automatike.

Gjithsesi autoritetet fetare izraelite ishin të ngadalta për t’i njohur etiopianët si hebrenj.

Vetëm në vitin 1984, dhe më pas në 1991, shteti hebre pranoi rreth 80,000 etiopianë, shumë prej të cilëve përfunduan duke jetuar në Bregun Perëndimor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.