Komisioni Evropian hap procedurë kundër Gjermanisë

Në grindjen për një vendim kushtetues gjerman në lidhje me Bankën Qendore Evropiane, Komisioni Evropian planifikon të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE-së.

Komisioni Evropian ka vendosur të mërkurën (09.06) të hapë procedurë kundër Gjermanisë për shkelje të së drejtës së BE.

Përplasja lidhet me një vendim kushtetues gjerman mbi Bankën Qendrore Evropiane.

Para një viti, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë në një vendim të saj për Bankën Qendrore Evropiane injoroi një vendim të Gjykatës Evropiane.

Sipas Komisionit, ky është një precedent i rrezikshëm, sepse vendimet e instancës më të lartë juridike të BE janë të detyrueshme për të gjitha vendet.

Autoriteti i Brukselit kritikoi shkeljen e parimeve themelore të së drejtës evropiane. Gjermanisë i jepen dy muaj kohë për të reaguar.

Në maj të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese në Karlsruhe i kishte cilësuar pjesërisht antikushtetuese blerjet miliardëshe të obligacioneve nga ana e BQE, megjithëse Gjykata Evropiane e kishte miratuar këtë.

Kritikët vunë në pikëpyetje si prioritetin e së drejtës së BE-së, edhe pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane. Gjykatësit kushtetues gjermanë nga ana e tyre argumentuan, se BQE, me programin që filloi në vitin 2015, e tejkaloi mandatin e saj për politikën financiare, dhe se vendimet e saj nuk janë argumentuar gjerësisht dhe procedura nuk është verifikuar plotësisht.

Pas dy muajve kohë për të reaguar, nëse KE nuk është e kënaqur, ajo mund t’i kërkojë edhe njëherë Gjermanisë të ndjekë detyrimet që rrjedhin nga e drejta europiane, nëse kjo nuk bëhet, atëherë Komisioni Evropian mund të padisë Gjermaninë para Gjykatës Evropiane.

Synimi i KE ishte bërë i ditur që një ditë më parë, por nga KE u tha, se “nuk ka interes për një grindje të thelluar” mes Gjykatës Evropiane dhe Gjykatës Kushtetuese Gjermane.

Të Gjelbrit në Bundestag e përshëndetën procedurën. Kjo është rruga e duhur për të sqaruar këtë përplasje, thanë deputetët Franziska Brandner dhe Lisa Paus. Sepse Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj ka vënë në dyshim kompetencën e interpretimit përfundimtar për të drejtën evropiane, të cilën e ka Gjykata Evropiane.

Eurodeputeti liberal, Guy Verhofstadt e konsideron këtë debat edhe një përgjegjësi të përbashkët evropiane. “Në këtë procedurë gjyqësore bëhet fjalë për një union fiskal”, shkroi ai në Twitter, “për ta çuar përpara BE në botën komplekse të shekullit të 21, si e duan me shumicë të qartë qytetarët, ne kemi nevojë për të”. /DW

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.