Kokaina midis bananeve, konfiskimi më i madh në historinë e Turqisë

Zyrtarët doganorë turq kapën një ton kokainë të fshehur në kontejnerë me banane, e cila, sipas ministrit turk të tregtisë, Mehmet Musa, është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vend.

Kokaina u kap në portin e Mersinit, në jug të Turqisë, në një anije të regjistruar në Liberi, e cila mbërriti në atë port nga Ekuadori, thuhet në njoftimin e zyrës së guvernatorit të Mersin.

Oficerët e doganave filluan operacionin pas një raporti se një anije që lundronte nga Ekuadori mbante një ton kokainë, shtoi deklarata.

Droga u shpërnda në 1000 pako të vendosura në kontejnerë me banane.

Vitin e kaluar, një sasi rekord e lëndëve narkotike u kap si pjesë e operacioneve anti-drogë në Turqi dhe u arrestua numri më i madh i të dyshuarve për trafik droge.
Gjatë këtyre bastisjeve, ata kapën 4,168 kilogramë metamfetaminë, 1,954 kg kokainë, mbi 11 milion pilula ekstazi dhe më shumë se 4 milion lloje të tjera të pilulave narkotike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.