Kleriku iranian: Vaksina anti-Covid i kthen njerëzit në homoseksualë

Një klerik iranian ka pohuar se vaksina Covid-19 i kthen njerëzit në homoseksualë.

Ajatullah Abas Tabrizian bëri pretendimet në platformën e mesazheve Telegram, ku ai ka pothuajse 210,000 ndjekës, njofton “The Jerusalem Post”.

Sipas botimit, Tabrizian shkroi në “Telegram”: Mos iu afroni atyre që kanë bërë vaksinën COVID. Ata janë bërë homoseksualë.

Aktivisti i shquar i LGBTQ Peter Tatchell tha se pretendimet po ‘demonizonin’ si vaksinën ashtu edhe komunitetin homoseksual.

“Ajatollah Tabrizian ndërthur injorancën shkencore me një thirrje të vrazhdë ndaj homofobisë,”- tha ai.

Disidenti iranian Sheina Vojoudi tha: Ashtu si klerikët e tjerë në regjim, edhe Tabrizian lidh të gjitha mangësitë me seksualitetin. Klerikët në Iran po vuajnë nga mungesa e njohurive dhe njerëzimit. Në të vërtetë, qëllimi i tij për të përhapur marrëzira është të përpiqet të trembë njerëzit të vaksinohen, ndërsa udhëheqësi i regjimit dhe zyrtarë të tjerë morën vaksinën “Pfizer” dhe ata nuk ua sigurojnë njerëzve me arsyetimin se ata nuk besojnë në ‘Perëndim’.

Homoseksualiteti dënohet me ekzekutim në Iran. Mendohet se mijëra homoseksualë janë ekzekutuar në vend që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.