Kjo është certifikata që do marrin të gjithë ata që do bëjnë vaksinën anti-Covid

“Warp Speed” në SHBA ka 100 milionë pajisje që u shërbejnë vaksinave anti-koronavirusit të gatshme për të filluar punën me shpërndarjen. Gustave Perna, zyrtari kryesor operativ i “Warp Speed” ka treguar më herët se ndër pajisjet janë edhe certifikatat apo kartelat e vaksinimit të ngjashme me këtë në fotonë më sipër.

Shembulli i kartelës u publikua për herë, në kohën kur dy kompanitë Pfizer dhe Moderna presin autorizimin e përdorimit emergjent (EUA) në SHBA, ndërkohë që Britania po furnizohet dhe pritet të fillojë vaksinimet në javën që vjen. FDA amerikane pritet të japë një vendim me datë 10 dhe 17 dhjetor.

Kjo kartelë mendohet të shërbejë për udhëtimet në muajt e parë të vaksinimit të gjerë të popullatave, pasi për të udhëtuar jashtë vendit pritet që të kërkohet vërtetimi që udhëtari e ka bërë vaksinën dhe nuk vë në rrezik infektimi apo transmetimi të koronavirusit tek persona të tjerë.

Në certifikatë vendoset emri, lloji i vaksinës dhe data. Nuk ka ende një vendim nga qeveritë nëse kjo lloj metode do të përdoret për të lëvizur jashtë vendeve të origjinës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.