Kinë, një i vdekur dhe 14 të lënduar nga rrjedhja e gazit

Të paktën një person e ka humbur jetën sot ndërsa 14 të tjerë u plagosën në një incident të rrjedhjes së gazit në Kinë.

Incidenti ndodhi në një vendbanim në rajonin Hohhot të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, raportuan mediat shtetërore.

“Sipas hetimeve paraprake, është shkaktuar një rrjedhje gazi nga një tubacion. Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar”, raportoi e përditshmja kineze Global Times.

Ndërkohë, katër gjeologë kinezë të zhdukur u gjetën të vdekur herët të hënën në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore.

Gjeologët kishin hyrë në malet Ailao më 13 nëntor për të vëzhguar burimet pyjore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.