Kinë/ Hekurudha e parë me shpejtësi të lartë fillon funksionimin

Hekurudha e parë me shpejtësi të lartë në pronësi private në Kinë, hekurudha e shpejtësisë së lartë Hangzhou-Taizhou, filloi funksionimin provë të premten.

Ndërtimi ka nisur në dhjetor 2017 dhe funksionimi zyrtar pritet të fillojë brenda këtij viti. Kjo linjë hekurudhore, me një shpejtësi maksimale të projektuar 350 kilometra në orë, ka një gjatësi të përgjithshme rreth 266.9 kilometra, duke përfshirë 226.3 kilometra trase të re.

Ndërtimi dhe funksionimi i hekurudhave në Kinë është menaxhuar gjithmonë nga shteti për shkak të rolit jetik në ekonomi dhe zhvillimin kombëtar. Hekurudha Hangzhou-Taizhou, që shtrihet e gjitha në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, është pjesë e grupit të parë të tetë projekteve demonstruese të investimeve private në hekurudhën e shpejtësisë së lartë të Kinës.

Kjo është një risi në reformën e investimeve dhe financimit të hekurudhave të Kinës. Hekurudha, me një kosto rreth 44.9 miliardë juanë (7.02 miliardë dollarë), është financuar 51 për qind nga kapitali privat i drejtuar nga Grupi “Fosun”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.