Kina pritet të nisë së shpejti vaksinimin e fëmijëve nga mosha 3 vjeç

Kina po përgatitet për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 3 vjeç, vendi i pari në botë që planifikon vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19. Kina, vendi ku për herë të parë u shfaq virusi në fund të vitit 2019, ka vaksinuar 800 milionë të rritur mbi 18 vjeç.

Vendi gjithashtu shpreson të vaksinojë të paktën 70 përqind të popullsisë së saj, ose rreth një miliardë njerëz, deri në fund të vitit. Një zëdhënës i laboratorit kinez, i cili prodhon një nga tre vaksinat anti-covid aktualisht në Kinë, tha së fëmijët mund të vaksinohen me “Coronavac”.

Vaksina “Sinovac” është aprovuar për fëmijët nga mosha 3 deri 17 vjeç, tha ai. Zëdhënësi nuk specifikoi se kur do të vaksinohen fëmijët, por data do të vendoset nga Ministria e Shëndetësisë.

Laboratori kinez ka përfunduar provat klinike tek fëmijët dhe adoleshentët, rezultatet e të cilave do të publikohen në revistën shkencore britanike The Lancet. Kina ka zhvilluar përveç “Sinovac”, edhe një vaksine tjetër nga kompania kineze “Sinopharm” (me dy doza) dhe një nga “Cansino Biologics” (një dozë e vetme).

Këto laboratorë gjithashtu kanë filluar provat klinike tek të miturit. Një total prej rreth 20 kandidatë për vaksinat anti-covid janë ende në prova klinike, tha të dielën zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë Zeng Zongëei.

“Sinovac” dhe “Sinopharm” janë aprovuar për përdorim emergjent te të rriturit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe janë në dispozicion në shumë vende të botës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.