Kina lejon çiftet të sjellin në jetë 3 fëmijë

Kina ka njoftuar se do të lejojë çiftet që të sjellin në jetë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë për të mos lejuar familjet të kenë më shumë se dy fëmijë.

Reuters raporton se ky vendim erdhi nga fakti se popullsia kineze po plaket me shpejtësi dhe ky ndryshim u aprovua nga presidenti Xi Jinping në një takim të byrosë politike.

Censusi i publikuar në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 12 milionë foshnje kishin lindur vitin e kaluar, një rënie e ndjeshme kjo nga niveli i 18 milionë lindjeve të reja që regjistroheshin në 2016. ai shënon po ashtu numrin më të ulët të lindjeve që prej viteve 60 në Kinë.

“Leja për të pasur tre fëmijë si dhe implemetimi i masave të rëndësishme mbështetëse, do të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së popullatës, do t’i përgjigjet në mënyrë aktive plakjes së popullsisë dhe do të mbrojë avantazhet që ka vendi në drejtim të burimeve njerëzore”, tha Xi Jinping.

Aktualisht Kina numëron aktualisht më shumë se 1 miliard e 444 milionë banorë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.