Kina dhuron 500 mijë doza vaksina për Sirinë

Kina dhuroi 500,000 doza të vaksinës Covid-19  të dielën për Sirinë. Vendi i shkatërruar nga lufta ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në botë

Ngarkesa e fundit e vaksinave  e dhuruar nga Kina e rrit në gati dy milionë numrin e dërgesave të tilla në Siri në një javë.

“Më pak se dy për qind e popullsisë së Sirisë janë vaksinuar dhe rastet e infeksionit janë në rritje” – paralajmëroi muajin e kaluar nën Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Martin Griffiths.

Siria  javën e kaluar mori më shumë se 1.3 milionë doza të vaksinës Sinovac të prodhuar nga Kina në kuadër të programit global Covax, i krijuar në përpjekje për të siguruar një shpërndarje të barabartë të vaksinave.

Ministri i Shëndetësisë Hassan Ghabash, duke folur për gazetarët, vlerësoi dhurimin e fundit të një vaksine tjetër kineze, Sinopharm.

 Ambasadori kinez në Siri, Feng Biao, vendi i të cilit është një aleat i regjimit të Sirisë, tha se ngarkesa e së dielës e rriti në 800,000 numrin e dozave të Sinopharm të ofruara nga Pekini.

Ministri Ghabash tha se institucionet  shëndetësore  të vendi të tij kanë vaksinuar më shumë se 600,000 njerëz dhe u bëri thirrje sirianëve që të paraqiten për t’u vaksinuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.