Kili miraton vaksinën ”Sputnik V” për përdorim emergjent

Instituti i Shëndetit Publik në Kili ka miratuar përdorimin e vaksinës ”Sputnik V” të Covid-19 për përdorim emergjent.

Autoritetet bëjnë me dije se në vend aktualisht kanë mbaruar dozat e vaksinës ”Pfizer”, ”Sinovac” dhe ”AstraZeneca”, ku të paktën 13 milion qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës kundër Covid-19.

Presidenti i Institutit të Shëndetësisë, Heriberto Garcia u shpreh se vaksina ”Sputnik V” është aprovuar dhe se nuk është vënë re asnjë efekt anësor deri më tani nga kjo vaksinë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.