Kievi fiton edhe luftën ruso-ukrainase të… supës!

UNESCO e ka vendosur supën e quajtur ”borscht” në listën e  Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në nevojë për mbrojtje urgjente.

”Supa tradicionale e panxharit u rendit për shkak të luftës së vazhdueshme dhe ndikimit të saj negativ në këtë traditë”, njoftoi Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Kievi shprehu menjëherë kënaqësinë e tij me vendimin.

“Fitorja në luftë për borscht është e jona!”, shkroi ministri i Kulturës, Oleksander Tkachenko në Telegram.

”Supa është tani zyrtarisht ukrainase”, pohoi ai duke shtuar se ”ukrainasit do të ndajnë borschtin dhe recetat e tij me të gjitha vendet e qytetëruara të botës”.

”Ukraina do ta fitojë luftën kundër Rusisë ashtu siç bëri në luftën për borschtin”, tha Tkachenko.

Përfaqësues rusë komentuan se ”vendimi nuk i dha Ukrainës të drejtat ekskluzive për supën, pasi variantet e borschit përgatiten në shumë vende të Evropës Lindore”.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s kishte argumentuar se zhvendosja e shkaktuar nga lufta do të thoshte se shumë njerëz nuk ishin më në gjendje të gatuanin ose të rritnin perime për borschtin.

”Dhe nëse njerëzit nuk do të mund të mblidheshin më për të gatuar, kjo mund të minonte mirëqenien sociale dhe kulturore të komunitetit”, shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.