Keqpërdorimi i të dhënave/ BE gjobit ”Amazon” me shumën marramendëse

Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë ”Amazon” me 746 milionë euro për shkelje të ligjeve të bllokut për mbrojtjen e të dhënave.

Gjoba është lëshuar dy javë më parë nga rregullatori i privatësisë i Luksemburgut.

Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave tha se përpunimi i të dhënave personale nga Amazon nuk ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE -së për Mbrojtjen e të Dhënave.

Ajo ka urdhëruar ”Amazon” të rishikojë disa praktika të panjohura biznesi. ”Amazon”, e cila ka selinë e saj evropiane në Luksemburg, mohoi se kishte pasur ndonjë lloj shkelje të rregullave të GDPR. “Ruajtja e sigurisë së informacionit të klientëve tanë dhe besimi i tyre janë përparësitë kryesore.

Nuk ka pasur shkelje të të dhënave dhe asnjë e dhënë e klientit nuk është ekspozuar ndaj ndonjë pale të tretë. Këto fakte janë të padiskutueshme. Ne nuk pajtohemi me vendimin e CNPD dhe kemi ndërmend të apelojmë.”, tha një zëdhënës. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.