KE: Miratohet kontrata për sigurimin e një vaksine të re kundër Covid-19

Komisioni Evropian ka miratuar kontratën e tetë me një kompani farmaceutike për blerjen e një vaksine kundër Covid-19.

Marrëveshja me “Valneva”-n u ofron mundësinë shteteve anëtare që të blejnë pothuajse 27 milionë doza në vitin 2022.

Po këtu përfshihet edhe mundësia e përshtatjes së vaksinës për variantet e reja që Shtetet Anëtare të porosisin më tej deri në 33 milionë vaksina shtesë në vitin 2023.

Kontrata me “Valneva”-n i shtohet një portofoli të gjerë vaksinash tashmë të siguruara që do të prodhohen në Evropë, duke përfshirë kontratat e nënshkruara tashmë me “AstraZeneca”, “Sanofi-GSK”, “Janssen Pharmaceutica NV”, “BioNtech-Pfizer”, “CureVac”, “Moderna” dhe “Novavax Commission”.

Ky portofol i larmishëm vaksinash pritet që të sigurojë që Evropa të jetë e përgatitur mirë për vaksinim, pasi dozat të kenë rezultuar të sigurta dhe efektive. Shtetet anëtare mund të vendosin ta dhurojnë vaksinën për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ose ta ridrejtojnë atë në vende të tjera evropiane.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.