Kapet në Itali kokainë me vlerë 400 mijë euro, kaloi nga Durrësi

Mbi një kilogram kokainë e pastër brenda një kamioni që sapo ka zbritur në portin e Brindizit nga Durrësi, është sekuestruar nga autoritetet italiane.

Sipas mediave italiane, sasia e kokainës do të kishte sjellë një fitim prej 400 mijë eurosh për trafikantët.

Kamioni, i cili sapo kishte zbritur, u zgjodh për inspektim përmes një analize të rrezikut mbi flukset tregtare. U kontrollua me anë të një skaneri, i cili zbuloi një kilogram e 180 gramë kokainë të pastër, e gjitha e fshehur brenda kamionit.

Pastërtia e kokainës do kishte dhënë një fitim prej 400 mijë eurosh, ndërkohë drejtuesi i automjetit u arrestua për trafik dhe posedim të paligjshëm të drogës dhe u dërgua në burgun e Brindizit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.