Kapen duke vjedhur limonë, vriten dy kushërinjtë në Itali

Dy të rinj të moshës 29 dhe 30 vjeç u vranë në një zonë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias. Sipas një hipoteze të parë hetimore, viktimat Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo janë kapur duke vjedhur agrume. 

Një fermer është futur në paraburgim për vrasjen e dyfishtë në Acireale. Giuseppe Battiato një pensionist dhe pronari i tokës në të cilën u gjetën të vdekur dy të rinjtë thuhet se i ka vrarë me një armë, që e mbante për vetëmbrojtje.

Sipas mediave italiane, i moshuari e pranoi se ishte autori i vrasjes gjatë natës që po merrej në pyetje nga policia. Policia i gjeti dy trupat e pajetë pasi disa të afërm të dy burrave kishin bërë kallzim nisur që pasi prej dy ditësh asnjëri nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk i përgjigjeshin telefonatave të tyre. Dy trupat u gjetën jashtë në zonë, të mbuluar nga disa degë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.