Kancelarja gjermane ka bërë tamponin për COVID-19, ja si ka rezultuar
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë sot tamponin, disa ditë pasi ishte në Këshillin Evropian. Ajo e bëri testin PCR dhe doli negative. Zëdhënësi i Merkel e bëri të ditur këtë lajm, disa orë pasi u njoftua se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte infēktuar me kōronavirus.
Pas shfaqjes së simptomave, Macron bëri testin ku rezultoi pozitiv. Sipas njoftimit të pallatit presidencial, Macron do të vijojë të punojë nga shtëpia e tij, ku do të qëndrojë i izoluar për 7 ditë. Lajmi se Macron është me vírus ka shqetësuar të gjithë liderët evropianë që ishin në mbledhjen e Këshillit të Evropës, disa ditë më parë, aty ku mori pjesë edhe presidenti i Francës. Të gjithë ata që e kanë takuar së fundmi Macron-in janë karantínuar.
Sorry, the comment form is closed at this time.