Kanabis i legalizuar “Made in Germany”, ja sa do të shitet

Punëtorët në një plantacion kanabisi në Neumunster, tw Gjermanisw bënë korrjen e parë të kanabisit të ligjshëm në historinë e Republikës Federale. Kompania kanadeze, Aphria RX ka rritur dhe korrur rreth 50 kilogramë në plantacionin e saj të mbrojtur mirë pas mureve të betonit të armuar. Masat e sigurisë janë shumë rigoroze sepse kanabisi në Gjermani bie nën juridiksionin e Ligjit për Narkotikët.

Nga Neumunster në shtetin federal Schleswig-Holstein në pjesën veriore të Gjermanisë, këto mallra do të udhëtojnë në farmaci në të gjithë Republikën Federale, dhe më pas për përdoruesit përfundimtarë që përdorin kanabis për arsye mjekësore, për shembull për shkak të dhimbjes së fortë, spastik ose njerëz që vuajnë nga mungesa e oreksit. Në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm, Aphria dëshiron të dorëzojë një ton kanabis në treg, konfirmoi kompania kanadeze

Nga viti 2017, mjekët në Gjermani lejohen të përshkruajnë përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore për pacientët e tyre. Për të përmbushur nevojat e tregut, Instituti Federal gjerman për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore ka autorizuar tre kompani të prodhimit të kanabisit, përkatësisht Aphria, atw gjermane Demecan dhe një kompani tjetër kanadeze Aurora.

Duke qenë se shteti është konsumator, shteti përcakton edhe çmimin me të cilin shpërndahen mallrat në farmaci. Dhe çmimi aktualisht është 4.3 euro për gram. Kjo është rreth gjysma e çmimit aktual normal të shitjes. Stephan Kramer, kreu i Heyday, një kompani që importon kanabis, supozon se kjo mund të krijojë presion mbi çmimet e tregut, por jo të ndikojë në mënyrë dramatike në nivelet e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.