Johnson i uron fat ekipit para ndeshjes: Shpresoj ta sillni Europianin në shtëpi

Mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja finale e Euro 2020 ku do të luajnë Anglia dhe Italia në Wembley Stadium. Tifozët anglezë dhe e gjithë Anglia po e mbështesin ekipin e tyre me moton “Futbolli po vjen në shtëpi”.

Një nga tifozët e ekipit anglez është edhe kryeministri i vendit Boris Johnson, i cili i është bashkuar motos dhe ka mbështetur djemtë e kombetarës angleze. Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Twitter’ ku i uron fat Anglisë dhe shpreson që ta sjellin Europianin në shtëpi.

“Fat të mbarë Anglisë sonte. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm deri më tani, por të gjithë shpresojmë që të mund të vazhdoni përpara dhe të sillni Europianin në shtëpi “.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.