Japonia regjistron një numër rekord të vetëvrasjeve të fëmijëve

Numri i vetëvrasjeve të fëmijëve në Japoni gjatë vitit të kaluar shkollor ka arritur një rekord të ri, tha ministria e arsimit.

Në Japoni, janë regjistruar 415 raste të vetëvrasjeve të fëmijëve të moshës 6 deri në 18 vjeç, dhe të dhënat i referohen vitit shkollor 2020. Ky është numri më i lartë i vetëvrasjeve të fëmijëve që nga mbajtja e statistikave, pra që nga viti 1974.

Një numër faktorësh lidhen me vetëvrasjen, dhe këto përfshijnë problemet familjare, notat e dobëta në shkollë, marrëdhëniet me fëmijët e tjerë, si dhe sëmundjet. Arsyet për më shumë se gjysmën e vetëvrasjeve të fëmijëve gjatë vitit të kaluar shkollor janë të panjohura.

Numri i vetëvrasjeve vitin e kaluar shkollor u rrit me 31 për qind në krahasim me një vit më parë, kur 317 fëmijë kryen vetëvrasje. “Kjo rritje është jashtëzakonisht alarmante”, thanë zyrtarët.

Ministria japoneze e Arsimit kryen kërkime vjetore në shkolla dhe mbledh të dhëna mbi vetëvrasjet dhe ngacmimet. Gjithashtu u zbulua se më shumë se 190 mijë fëmijë në shkollat fillore dhe të mesme nuk ishin në shkollë për 30 ose më shumë ditë gjatë vitit të kaluar shkollor. Ky është gjithashtu një numër rekord i mungesave, 8 për qind nga një vit më parë.

Rreth 20 mijë nxënës munguan në shkollë për 30 ditë të tjera për shkak të frikës nga coronavirusi. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.