Janinë/ Arrestohen dy shqiptarë, u kapën me kanabis

Dy shqiptarë janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia Pyjore e Janinës.

Mësohet se në pranga kanë rënë M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita.

Të arrestuarit akuzohet për transport dhe trafik droge. Ndërkohë, sipas informacioneve, nga policia u sekuestruan dy çanta me më shumë se 38 kg kanabis.

Sakaq të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.