Izraeli do të dërgojë 1 milionë doza vaksine tek Autoriteti Palestinez

Izraeli do të japë rreth 1 milionë doza të vaksinës për koronavirus “Pfizer-BioNTech” për Autoritetin Palestinez, tha të premten zyra e Kryeministrit të sapo emëruar, Naftali Bennett.

Reuters raporton se në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes, Zyra e Bennett tha se Autoriteti Palestinez në këmbim kishte rënë dakord t’i jepte Izraelit një numër reciprok të dozave “Pfizer” nga një prej dërgesave të veta që pritet të mbërrijë më vonë këtë vit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.