IZRAEL/ Kryeministri bën “live” vaksinën anti-COVID

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është vaksinuar i pari në vendin e tij, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, me vaksinën ndaj COVID-19.

Netanyahu e bëri vaksinën ‘live’. Para se ta bënte ai deklaroi se kjo është një ditë e madhe për Izrealin.

Ndërsa pasi mori injektimin, Netanyahu tha se kjo është një goditje e vogël për një njeri, por një hap i madh për shëndetin e të gjithëve. Ai garantoi që, nëse të gjithë e bënin së bashku vaksinën, atëherë pandemia do kalohej më shpejt se ç’mendon njerëzimi.

“Kjo është një ditë shumë e madhe për shtetin e Izraelit. Ne kemi përjetuar për gati një vit pandeminë më të keqe që njerëzimi ka njohur në 100 vitet e fundit dhe ky është fillimi i fundit. Ne kemi sjellë miliona vaksina në shtetin tonë të vogël të Izraelit dhe të gjithë duhet të vaksinohen. Unë kërkova të vaksinohem i pari, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, për të dhënë një shembull personal.
Mendoj që, nëse e bëjmë këtë së bashku, ne do të mundim kuronën edhe më shpejt se sa njerëzit presin”, deklaroi Netanyahu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.