Izrael/ Bennett: Doza e katërt e vaksinës pesëfishon antitrupat

‘Doza e katërt e vaksinës pesëfishon antitrupat rreth një javë pas administrimit të vaksinës’, kështu është shprehur kryeministri i Izrealit Naftali Bennet, ndërsa ka cituar një studim të realizuar së fundmi.

Në një komunikim nga qendra Mjekësore Sheba, Bennett tha se pas dhënies së dozës së katërt është vënë re një shkallë më e lartë sigurie kundër këtij virusi.

‘Një javë pas administrimit të dozës së katërt kundër COVID, ne kemi parë një rritje pesëfish të numrit të antitrupave tek personat e vaksinuar’, ka thënë ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.