Italia “merr frymë”, lehtësohet numri i infektimeve të reja nga COVID-19, ulet dhe numri i vdekjeve
Ka pësuar një ulje numri i personave të infektuar në Itali në 24 orët e fundit.
Këtë të hënë janë regjistruar 13 720 raste të reja pozitive dhe 528 vdekje. Vihet re një ulje e infektimeve krahasuar me një ditë më parë kur u regjistruan 18.887 infektsione të reja dhe 564 persona të cilët ndërruan jetë.
Nga 100 testime të bëra 12 kanë dalë pozitivë, çka do të thotë se shkalla e pozitivitetit ishte 12.3%.
Drejtori i Klinikës të sëmundjeve infektive, Matteo Bassetti, thekson se po rritet numri i testimeve në mënyrë që të gjurmohen rastet e reja dhe se duhet vëmendje maksimale pasi para festave të fundvitit rrezikohet një valë e tretë nga koronavirusi.
Sorry, the comment form is closed at this time.