Itali/ U vaksinua me “AstraZeneca”, 18-vjeçarja humb jetën nga tromboza

Një 18-vjeçare në Itali ka ndërruar jetë si pasojë e një tromboze.

Mediat italiane raportojnë se Camilla Canepa iu nënshtrua një operacioni për të hequr trombin dhe për të ulur presionin në tru por nuk mundi të mbijetonte.

E reja ishte vaksinuar me “AstraZeneca” më 25 maj, ditën kur kjo vaksinë nisi t’u injektohej edhe personave mbi 18 vjeç.

“Fatkeqësisht, disa orë më parë, Sestri Levante u godit nga një zi që ne kurrë nuk dëshironim ta jetonim”, u shpreh kryetarja e bashkisë, Valentina Ghio.

“Administrata komunale dhe i gjithë qyteti mblidhen rreth familjes së vajzës që u shua sot. Në këtë moment dhimbjeje unë shpreh gjithë dashurinë dhe afërsinë time me familjen e Camilla-s”, shtoi kryebashkiakja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.