Shifra alarmante në Itali. Mbi 23 mijë të infektuar nga COVID-19 dhe 993 viktima

Një shifër alarmante është regjistruar sot në Itali. Numri i rasteve të reja me koronavirus është 23.225.

Ndërsa numri i viktimave është 993, më i larti që prej fillimit të pandemisë. 347 vdekje ishin vetëm në Lombardi. Sipas statistikave të fundit, 1 në 26 italianë është i infektuar. Të shtruar në spitale janë më shumë se 31 mijë.

Italia është një ndër vendet më të prekura nga pandemia, dhe vala e dytë nuk e ka kursyer aspak.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se në Itali, vaksinimi kundër COVID-19, pritet të nisë ditët e fundit të këtij dhjetori.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.