Itali/ Rriten viktimat, 1 147 raste të reja nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë zhvilluar 216 026 testime dhe kanë rezultuar pozitiv me Covid 1 147 raste të reja dhe kanë humbur jetën 35 persona.

Ministria italiane e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 7 648 qytetarë duke e çuar në  4 031 605 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga Covid në këtë vend.

Ndërkohë vijojnë të jenë të shtruar në spital në kujdes intensiv 416 pacientë të infektuar me Covid.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,250,902 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 127,225 persona.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.