Itali/ Mbi 4 mijë raste të reja, 21 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 4,259 raste të reja me Covid-19 nga 235, 097 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 21 persona humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 127, 905 viktima.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 4, 297, 337 të prekur.

Aktualisht në Itali janë 51, 308 raste pozitivë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.