Itali/ Kapen 680 kg drogë, të arrestuar edhe dy shqiptarë

Autoritetet italiane të Guardia di Finanzës kanë sekuestruar 680 kg marijuanë e hashash e kanë vënë në pranga persona, dy shqiptarë e dy maqedonas banues në territorin e provincës së Alessandrisë e Asti.

Operacioni i koduar “Truciolo”, i drejtuar nga komanda provinciale e finacierëve të Alessandrisë ka identifikuar një kapanon industrial në periferi të Alessandrisë si baza e magazinimit e menaxhimit të këtij trafiku droge.

Dy shqiptarët e dy maqedonasit janë arrestuar në flagrancë.

600 kg marijaunë e hashash u gjetën të fshehura në rimorkion e një automjeti të rëndë tip TIR, brenda kapanonit e 80 kg të tjera në automjetin e parkuar të dy shqiptarëve.

Lënda narkotike ishte konfeksionuar në canta sportive, canta plastike e kuti kartoni me simbole si BMË, Roca, Granada etj.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3300 euro cash, 15 telefona celularë e një pistoletë model 357 Magnum me numër serie të fshirë.

Një nga katër trafikantët është pa leje qëndrimi të rregullt në Itali.

Guardia di Finanza e Alessandrisë informon se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar rolin e personave të arrestuar, bashkëpunëtorë të tjerë t tyre si dhe personat që kanë financuar blerjen e një sasie kaq të madhe droge me destiancion tregjet italiane të narkotrafikut.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.