Itali, gazetarja fyhet dhe ngacmohet seksualisht gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Një episod i turpshëm ka  ndodhur të dielën, jashtë stadiumit “Castellani”, në ndeshjen  Empoli- Fiorentina e cila përfundoi 2-1.

Gazetarja Greta Beccaglia e Toscana TV është fyer dhe është ngacmuar seksualisht nga disa tifozë teksa ishte  drejtpërdrejt në transmetim televiziv dhe po përpiqej të intervistonte disa fansa.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës ku në njoftim thuhet se e cilëson episodin shumë të rëndë dhe shprehin solidaritetin me gazetaren.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.