Itali/ Dyshohet se do hidhnin në erë parlamentin, 8 të arrestuar

Të armatosur e të dhunshëm, 8 persona janë arrestuar nën dyshimin se po përpiqeshin të organizonin një aksion terrorist për të hedhur në erë parlamentin Italian, si dhe të sulmonin të gjitha trupat televizive e të dhunonin gazetarët.

Gjithçka ishte programuar për datat 11 e 12 shtator në protestën që do zhvillohej në Romë kundër vendimit për pasaportën e gjelbër.

Operacioni u shtri në disa qytet ku u sekuestruan materiale informatike me mesazhe mjaft të forta mbi planet që aktivistët e “No vax” po përgatiteshin të kryenin.

“Të hedhim parlamentin në erë, së bashku me ata brenda… mjafton një dron i vogël i komanduar në distancë mbi çatitë e Romës e me 500 gramë tritol…. e lëmë të rrëzohet ….”, thuhet në një nga bisedat që të arrestuarit shkëmbenin me njëri-tjetrin në platformën social Telegram.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.