Itali/ Alarm për bombë pak para ndeshjes Itali-Zvicër, policia nis hetimin

Italia në panik! Kur kanë mbetur më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes Itali-Zvicër, një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit “Olimpico”, ku dhe pritet të luhet ndeshja sot në mbrëmje.

Policia ka dalë në terren dhe po kryen kontrolle, siç edhe shihet në foton e publikuar nga ”Gazzeta.it”.

Ndeshja pritet të fillojë në orën 21:00, kur Italia do të përballet me Zvicrën. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.