Ish-sekretarja e SHBA: Serbia s’ka të drejtë të vetos

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, ditën e sotme, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia më nuk ka drejt të vetos, Albright në fjalën e saj në në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka thënë se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe sipas saj ajo ka drejtë për ta mbrojtur territorin e saj.

“Kosova duhet të jetë një vend normal pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe t’i respektojnë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin dhe kjo nuk duhet subjekt i vetos nga Beogradi. Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga intervenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës dhe javën e ardhshme do t’i shënojmë 25 vjet nga marrëveshja e Dejtonit, unë besoj se SHBA’të dhe aleatët bën gjënë e duhur për të ndaluar gjakderdhjen dhe kur më pyesin për të arriturat e mija, unë flas për përpjekjet e mija në Bosnje dhe Kosovë”– ka thënë Albright.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.