Ish-kryeministri: Gratë flasin shumë, nuk mbarojnë kurrë…
Presidenti i Komitetit Olimpik dhe ish-kryeministri japonez, Joshiro Mori, ka kundërshtuar propozimin e ministrisë për më shumë gra në këtë strukturë, pasi sipas tij mbledhjet nuk do të përfundonin asnjëherë, sepse gratë flasin shumë.
“Mbledhjet në të cilat marrin pjesë shumë gra, zgjasin më shumë se duhet”. Deklarata u bë nga presidenti i komitetit olimpik japonez Joshiro Mori, i cili iu referua propozimit të ministrisë së Arsimit për të pasur më shumë gra në këshillin e lojërave olimpike. Një deklaratë që shkaktoi reagime të shumta.
83 vjeçari Mori, i cili shpesh bën deklarata të tilla, mori si shembull eksperiencën e tij si president i federatës së Ragbi, duke thënë se ka një rivalitet më të ashpër mes kolegeve femra. Ai shtoi se nëse ndonjëra ngre dorën për të folur, të tjerat ndihen të detyruara të përgjigjen, dhe për pasojë të gjitha marrin pjesë në debat.
Qëllimi i ministrisë japoneze është të rrisë deri në 40% praninë femërore në komitetin drejtues të lojërave olimpike, sepse aktualisht është 20%. Mori këmbënguli se nëse kjo përqindje rritet, atëherë duhet të merren masa për të kufizuar fjalimet e tyre pasi nëse fillojnë nuk ndalojnë dhe situata më pas bëhet problematike.
Gjatë takimit të jashtëzakonshëm të komitetit ekzekutiv, gjashtë muaj para fillimit të lojërave olimpike, u theksua se ky event duhet të organizohet patjetër dhe nuk mund të ketë as shtyrje dhe as anulim për shkaj të pandemisë së koronavirusit. Qoftë dhe duke mos pranuar spektatorë.
Sorry, the comment form is closed at this time.