Infodemia në pandemi vë në lëvizje OBSH-në  

Infodemia apo siç njihen ndryshe informacionet e pavërteta që i shpërndahen popullatës, u bë shqetësuese në kohën e pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë për herë të parë e ka vënë komunikimin e emergjencave në listën e prioriteteve që duhet të marrë zgjidhje.

“Infodemia ishte një nga vecoritë më kritike të pandemisë Covid-19. Infodemia nuk është një gjë e rë por gjatë pandemisë ajo mori përmasa të pakontrollueshme dhe Zyra Europiane e OBSH, tashmë e ka marrë shumë seriozisht këtë gjë. Për herë të parë ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë dhe do ta gjurmojmë atë”.

Ballkani Perëndimor është vënë në krye të përpjekjeve për të komunikuar më mirë emergjencat. 

“Konferenca këtu në Shqipëri është e para për Ballkanin Perëndimor dhe hera e parë që organizohet në nivel europian dhe global, kjo është një mundësi e madhe që të gjithë këta ekspert të mbledhur këtu të sjelli rekomandime që do t’i jepen të gjithë Europës dhe gjithë botës dhe kjo do të ndryshojë komunikimin ndaj emergjenave në të ardhmen”.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit që komunikimi i riskut dhe përfshirja e komunitetit në emergjencat shëndetësore është shkencë dhe për këtë arsye kjo duhet bërë nga njerëzit e duhur.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.