India shënon rritje të rasteve me COVID në 24 orë/ New Delhi dhe Mumbai me numra rekord

India po përballet me një valë të re pandemike. Së fundmi në qytetet kryesore është shënuar një rritje e infeksioneve.

Në orët e fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë konfirmuar 37, 379 raste të reja, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar me një javë më parë. Gjithashtu edhe përhapja e Omicron ka nxitur rritjen e infektimeve, bëjnë me dije mjekët.

Ndërkohë rreth 1/3 e infektimeve janë raportuar nga New Delhi dhe Mumbai. Të dy qytetet kanë vendosur shtetrrethim për të parandaluar përhapjen e virusit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.