Identifikohet kërcënuesi i Papës, i dërgoi zarfin me tre plumba

Autoritetet italiane kanë identifikuar personin që dorëzoi zarfin me tre plumba për Papa Franceskun.

Ai nuk është i panjohur për policinë, pasi edhe disa herë më parë, ka dërguar letra në Vatikan. Për momentin hetuesit janë të përqendruar në vendndodhjen e tij, nëse gjendet në Francë apo në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Papa Francesku është kërcënuar një ditë më parë. Në zarfin ku gjendeshin tre plumba, shkruhej: “Papës, Vatikanit, sheshit të Shën Pjetrit” dhe mësohet se ka ardhur nga Franca. Shënimi ishte shkruar me stilolaps në një mënyrë të palexueshme dhe i drejtohej drejtpërdrejte Atit të Shenjtë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.