I vdes partnerja ditën e dasmës, dhëndri martohet me motrën e saj

Një burrë indian nuk humbi kohë për të gjetur një nuse të re kur partnerja e tij vdiq në dasmë, duke u martuar me motrën e saj.

Nusja, e quajtur Surabhi, pësoi arrest kardiak gjatë ceremonisë, por pavarësisht pikëllimit, familja e saj vendosi të vazhdonte festimet.

Ata vendosën që një nga motrat e saj të martohej me dhëndrin.

“Ne nuk dinim çfarë të bënim në situatë. Familjet u ulën dhe dikush sugjeroi që motra ime e vogël të martohej me dhëndrin. Të gjithë ranë dakord”, tha vëllai i nuses për agjensinë indiane të lajmeve IANS. 

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.