I tregoi organet gjenitale të miturit, arrestohet 62-vjeçari
Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në zonën Charilaou në Selanik.
Mediat greke shkruajnë se ai i ka treguar organet gjenitale një djali 12-vjeçar, si dhe e ka kërcënuar me thikë.
Incidenti, sipas tyre, ka ndodhur në një park dhe është raportuar nga një i afërm i të miturit.
Mësohet se policia e ka arrestuar 62-vjeçarin, mbi të cilin rëndojnë akuzat e abuzimit seksual me të mitur dhe të kërcënimit.
Sorry, the comment form is closed at this time.