I nxehti matet me dron në Athinë, aparati regjistron 55° C

Temperaturat e larta kanë përfshirë rajonin, ku ditën e sotme kanë arritur vlerën maksimale.

Mediat greke kanë publikuar një video të xhiruar në dron, ku në një aparat janë matur dhe temperaturat në vend.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat vlerat më të larta janë regjistruar në asfalt dhe çatitë e ndërtesave të vjetra.

Temperatura më e lartë u regjistrua në asfalt, me vlerë 55° C në Akropolo, si dhe në sheshin Omonia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.