I nxehti ekstrem “pushton” Kanadanë, ndërrojnë jetë dhjetra persona

Dhjetëra persona kanë ndërruar jetë në Kanada si pasojë e të nxhetit që ka kaluar mbi 49 gradë celcius.

Sipas “BBC”, 130 vdekjeve të papritura kanë ndodhur që nga e premtja. Shumica prej tyre ishin të moshuar ose kishin sëmundje shoqëruese, gjendja e të cilëve u përkeqësua nga i nxehti ekstrem.

Kanadaja theu rekordin e saj të temperaturës për të tretën ditë radhazi të martën deri në 49.6C (121.3F) në Lytton, British Columbia. Veri-perëndimi i SHBA-së ka parë gjithashtu rekorde edhe në numrin e viktimave për shkak të të nxehtit.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Nxehtësia mbi pjesët perëndimore të Kanadasë dhe SHBA është shkaktuar nga një kupolë e ajrit të nxehtë statik me presion të lartë që shtrihet nga Kalifornia në territoret e Arktikut. Që para ditës së dielë, temperaturat në Kanada nuk kishin kaluar kurrë mbi 45C.

Numri i viktimave për shkak të nxehtësisë ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi disa zona ende nuk kanë arritur të mbledhin numrat e viktimave. Vetëm në Vancouver, nxehtësia besohet të ketë qenë një faktor kontribues në vdekjet e papritura të 65 njerëzve që nga e premtja.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.