Horror në Janinë/ Mban tezen të vdekur në garazh, sepse i merrte pensionin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Janinën.

Sipas policisë, një grua 69-vjeçare është gjetur e vdekur brenda një bagazhi makine në një garazh.

Dyshimet janë ngritur nga fqinjët, ku raportuan se prej disa muajsh e moshuara nuk ishte parë në zonë.

Ndërkohë, në banesë policia ka gjetur mbesën e viktimës, një grua 55-vjeçare.

Viktima, sipas policisë, ka vdekur për shkaqe patologjike. Ndërkohë është arrestuar mbesa 55-vjeçare, pasi akuzohet se ka futur trupin e të moshuarës në bagazhin e makinës, duke mos raportuar për vdekjen e saj në mënyrë që t’i merrte pensionin.

Sipas informacioneve, mbesa kishte vendosur trupin në një bagazh, ndërsa e kishte vulosur me ngjitës që përdoret për pllaka me qëllim që të pakësonte erën e keqe.

Vihet re se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ndodhi 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të dekompozimit të avancuar të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.